Anëtarë të Bundestagut vizitojnë Kosovën, flasin për sigurinë
04 nëntor 2022
| 14:21
Anëtarë të Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars Lindemann dhe Marcus Faber, e kanë vizituar Kosovën.
Gjatë vizitës ata kanë takuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes me të cilët kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend.
“Ata gjithashtu bënë një vizitë në hapësirat e KFOR-it ku mësuan për kontributin e rëndësishëm të misionit për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.