Anëtarë të Nismës dhe AKR-së i bashkohen PDK-së në Drenas (Foto)
19 korrik 2018
| 22:43
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas i janë bashkuar një numër i anëtarëve të Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) në këtë komunë.
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Adem Grabovci, kanë ndarë librezat për anëtarët më të ri të PDK-së.
Në këtë aktivitet partiak ka qenë e pranishme edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në proces të brendshëm zgjedhor.
Kjo parti ka përfunduar zgjedhjet brenda Rinisë Demokratike dhe tani ato pritet të zhvillohen në Forumin e Gruas Demokratike dhe tek strukturat drejtuese, degë dhe nivel qendror.