Anëtarë të PDK-së i bashkohen Vetëvendosjes në Kastriot
09 prill 2019
| 18:30
Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar një numër i anëtarëve të nëndegës së PDK-së në fshatin Bakshi në Komunën e Kastriotit.
Nga 25 qytetarë të cilët kanë nënshkruar aderimin në partinë e Kurtit, shumica kanë qenë anëtarë të PDK-së.
Përveç kryetarit të kësaj nëndege, të gjithë të tjerët e kanë braktisur partinë e Kadri Veselit, në kohën kur tashmë kjo parti është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme.
Në ceremoninë e aderimit ka qenë i pranishëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.