Anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim nacional

24 mars 2022 | 13:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë është festë dhe e tillë duhet të jetë edhe për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme të vendit.

Abdixhiku në 23-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është qëllim nacional.

“Nga mbrëmja e 24 marsit 1999 deri në mesditën e 11 qershorit, ditën e kapitullimit të ushtrisë jugosllave, Kosova kishte marrë mbështetjen jetike ushtarake për çlirim. Pas 10 qershorit deri më sot 24 mars 2022 , Kosova nga NATO kishte marrë dhe merr mbështetje për rindërtim paqe dhe siguri”, ka thënë Abdixhiku.

Pas 23 viteve të intervenimit ushtarak të NATO-s, Abdixhiku shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO përveç që është qëllim madhor nacional i Kosovës dhe popullit, është përmbajtje thelbësore e kalimit nga një popull i ndihmuar në një popull i barbartë me të tjerët që ndihmon popujt tjerë në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në verën…