Anëtarësimi i Suedisë në NATO tregon se Putini ‘dështoi’

11 mars 2024 | 13:33

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pranimi i Suedisë në aleancë tregon se Vladimir Putin ka “dështuar” në strategjinë e tij të luftës në Ukrainë për ta dobësuar atë.

Pushteti i Kremlinit, jo vetëm që bëri që vendet e mëparshme të jo-angazhuara, Suedinë dhe Finlandën të hynin nën ombrellën mbrojtëse të NATO-s, por tani “Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë”, ka thënë Stoltenbergu.

Komentet e tij, të bëra pranë kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kanë ndodhur pak përpara se flamuri i Suedisë të ngrihej në një shtizë jashtë selisë së NATO-s në Bruksel në një ceremoni që vuloste Suedinë duke u bërë vendi i 32-të anëtar i aleancës.

“Kur oresidenti Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë dy vjet më parë, ai donte më pak NATO dhe më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi. NATO është më i madh dhe më i fortë”, citohet të ketë thënë Stoltenbergu nga “AFP”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, duke…