Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Qeveria të tregohet e mençur, mos ta lerë Kosovën të izoluar

07 maj 2024 | 11:17

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, duke folur për procesin e anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës, ku vendet perëndimore, posaçërisht Franca e Gjermania, për t’u realizuar kjo, po kërkojnë nga qeveria progres në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka uruar që ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti të tregohet i mençur në këtë drejtim, në mënyrë që mos ta izolojë vendin.

Tahiri ka thënë se qeveritë e kaluara asnjëherë nuk e kanë lënë Kosovën të izoluar.

“Uroj që Qeveria jonë të jetë e mençur dhe mos ta lerë Kosovën të izoluar nga Evropa… Vendime të vështira kemi pasur edhe në qeveritë e kaluara, por nuk e kemi lënë Kosovën të izoluar edhe pse kompromiset na kanë kushtuar me humbjen e pushtetit, por ne kemi venë shtetin para dhe jo pushtetin…”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli…