Anëtarët e grupit kriminal të Veselinoviqit dhe bizneset e tyre (DOKUMENT)

09 dhjetor 2021 | 08:15

SHBA-ja sot ndërmori sanksione kundër grupeve të organizuara kriminale, përfshirë edhe grupin e Zvonko Veselinoviqit në veri të Kosovës.

Por, kush janë anëtarët e tjerë të grupit të Veselinoviqit, që është lideri i Grupit të Organizuar Kriminal (OCG)?

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, në kuadër të Departamentit Amerikan të Thesarit, ka publikuar të mërkurën listën e këtyre individëve dhe bizneseve të tyre, njofton Klankosova.tv.

Milan Radojiçiq, Zeljko Bojiq dhe Marko Rosiq, bashkë me Zvonko Veselinoviqin, përmenden në komunikatën e këtij departamenti, ku thuhet se ka indikacione se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Zvonko Veselinoviq, Zharko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq cilësohen si persona të huaj që janë ose kanë qenë liderë ose anëtarë të një grupi që është përfshirë në korrupsion, shpërdorim të pasurive shtetërore, shpronësimin e aseteve private për përfitime personale, korrupsion në lidhje me kontratat e qeverisë dhe ryshfet.

Andrija Zheljko Bojiq cilësohet si personi që ka ndihmuar materialisht, sponsorizuar dhe ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike në mbështetje të Veselinoviqit.

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar edhe bizneset e individëve që i ka listuar si të përfshirë në korrupsion.

Janë katër kompani që janë në pronësi ose kontrollohen nga Veselinoviqi:

  • Inkop DOO Cuprija (Inkop), me bazë në Serbi
  • Civija Komerc, me bazë në Serbi
  • Z.T.R. Prizma B.I., me bazë në Kosovë
  • Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A., me bazë në Kosovë

Kjo zyrë ka gjetur edhe kompani të tjera që ndërlidhen me këto katër kompani, si për shembull janë tri biznese të tjera, që operojnë në Serbi, që janë në pronësi ose kontrollohen nga kompania Inkop.

  • Betonjerka DOO Aleksinac
  • Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd
  • Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar

Në ndërkohë, vëllai i Zvonko Veselinoviqit, Zharko, posedon dy biznese – një në Kosovë e një në Kroaci.

Më poshtë janë edhe bizneset e anëtarëve të tjerë të grupit si Radule Steviq, Sinisha Nedeljkoviq, Miljan Radisavljeviq dhe anëtarëve të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për…