Anëtarët e KOK-ut, pjesë të komisioneve të Komitetit Ekzekutiv të Lojërave Mesdhetare
15 dhjetor 2023
| 16:20
Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024-2026.
Sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione. Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i Komisionit Koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i Komisionit për Komunikim dhe Marketing.
Krasniqi është anëtar edhe i Komisionit për Komunikim dhe Marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC).