Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takohen me delegacionin e Senatit francez
Në kuadër të Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë, anëtarët e Komisiont për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të Kuvendit të Kosovës, sot kanë takuar një delegacion të Senatit francez të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.
Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook” ka bërë të ditur se nga ky delegacion komisioni parlamentar ka kërkuar që shteti i Francës ta mbështetë Kosovën në agjendën e saj evropiane dhe anëtarësimin në NATO.
“Kërkuam nga delegacioni dhe shteti i Francës që ta mbështetë Kosovën në agjendën e saj evropiane dhe anëtarësimin në NATO”, ka shkruar ndër tjera Reçica.
Postimi i plotë i Reçicës:
Në kuadër të Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë, bashkë me anëtarët nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sot takuam një delegacion të Senatit francez në përbërje të Olivier Cigolotti, senator për Haute-Loire (Auvergne-Rhône-Alpes) dhe zëvendëskryetar i komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e armatosura, Bernard Fournier, senator për Loire (Auvergne-Rhône-Alpes) dhe anëtar i komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura, Hélène Conway Mouret, senatore e cila përfaqëson francezët që jetojnë jashtë Francës dhe sekretare e komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura, Michelle Gréaume, senatore për veriun e Francës (Hauts-de-France) dhe anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura si dhe Benoît Heurtel, administrator i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Këta të fundit i shoqëroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Ishte takim shumë miqësor me ç’rast falënderuam shtetin e Francës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin që ka dhënë për Kosovën.
Kërkuam nga delegacioni dhe shteti i Francës që ta mbështetë Kosovën në agjendën e saj evropiane dhe anëtarësimin në NATO, duke theksuar nevojën e intensifikimit të diplomacisë parlamentare midis dy shteteve, Marrëveshjen e Ohrit si dhe çështje tjera me rëndësi për të dy vendet dhe më gjerë.