Anëtarët e Komisionit për siguri dhe mbrojtje vizitojnë pikën kufitare në Bërnjak

14 qershor 2022 | 12:52

Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje ka zhvilluar sot një vizitë në pikën kufitare në Bërnjak.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha.

Berisha nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë vizitë, përpos se kanë ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak.

I njëjti ka publikuar edhe disa fotografi të realizuar bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit përgjatë kësaj vizite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar sot regjistrat e deklarimit…