Anëtarët e NATO-s, Norvegjia dhe Estonia presin informacione tjera për sulmin në Poloni
15 nëntor 2022
| 22:06
Zyrtarët nga Norvegjia dhe Estonia, anëtarë të aleancës mbrojtëse të NATO-s, thanë se po përpiqeshin të gjenin më shumë informacione rreth sulmit të raportuar në Poloni.
Po ashtu zyrtarët janë në diskutime me aleatët botërorë për të vendosur se si do të përgjigjen, shkruan Euronews.
“Ky është një incident shumë serioz, por shumë gjëra mbeten të paqarta,” tha Ministri i Jashtëm norvegjez Anniken Huitfeldt, sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB.
Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu tha, se po diskutojnë me aleatët tanë se si t’i përgjigjemi asaj që ndodhi bashkërisht dhe me vendosmëri.