Anëtarët e opozitës në KQZ-së hedhin dyshime për manipulim të votimit me postë

10 janar 2025 | 15:34

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e votimit përmes postës nga diaspora, duke paralajmëruar rrezikun e manipulimit dhe shkeljeve ligjore që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve jashtë vendit.

Ai para anëtarëve të KQZ-së ka lëshuar një video që sipas tij, janë shpërndarë në rrjete sociale, e ku u bëhet thirrje atyre që janë regjistruar që të votojnë me postë, që të marrin ndihmë sesi të votohet.

Sipas tij kjo ndihmë po jepet në zyre të partive apo vendvotime të improvizuar.

Kjo Gashi është e kundërligjshme dhe kërkoj që prokuroria e shtetit të hetoj këto raste.

Ai ka thënë se votimi përmes postës duhet të jetë individual dhe çdo ndërhyrje apo ndihmë që ndikon te votuesi bie ndesh me ligjin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Më duhet ta ngris një shqetësim se në janar ka filluar procesi i votimit në diasporë dhe e dimë që ky proces është vështirë i monitoruar nga ne sepse është e pamundshme që të kemi njerëz për të përcjellë pjesën e votimit përmes postës. Ka tendencë të hapur publike për t’u manipuluar procesi në disa raste të fillimit të procesit të diasporës. Dje kam pranuar nga rrjetet sociale video ku ftohen votuesit përmes postës që t’u ndihmojnë që të votojnë. Këto janë tendenca për ta kontaminuar këtë proces. Nuk lejohet improvizim i votimeve neper kafiteri, zyra të partive. Ekziston rrezik që persona që japin ndihmë në këto vendvotime të improvizuara mund të kenë ndikim në votim.  Së treti votimi i postës duhet të jetë individual. Këto janë vepra penale. Nuk guxojnë praktika të tilla të instalohen. I bëjë thirrje prokurorisë së shtetit që të merr masa”, ka thënë Gashi, raporton “Ekonomia Online”.

Ndërsa anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se çështja e ngritur nga Gashi nuk është për t’u shqetësuar.

Sipas tij, është e lejuar që partitë t’i bindin votuesit që të votojnë një parti të caktuar, por që nuk është e lejuar që dikush të votoj për dikë.

“Nuk është shqetësim, është shqetësim i një natyre tjetër. Por gjithkush e ka obligim që t’i ndihmojë deri në momentin që nuk shkruan me dorën e vetë në votën e tij. Kolegu do të shpërndaj një skepticizëm, një dyshim te njerëzit që askush askujt të mos i ndihmoj”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se KQZ-ja ka kryer një punë të shkëlqyeshme duke njoftuar diasporën se si duhet të votohet, e sipas tij, videot e shpërndara në rrjete sociale për ndihmë për votuesit me postë nuk janë në rregull.

“Ky institucion i yni e ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyeshëm. Pjesët tjera edhe ndihmat se hajdeni këtu se na u orientojmë se si… Asistimi në grup është ai. Unë konsideroj që nuk është në rregull”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stinori pranveror në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll filloi…