Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të krimeve të rënda

07 maj 2024 | 11:13

Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 247-të të mbajtur të hënën ka vendosur që anëtarëve joprokurorë të Këshillit t’iu takojë paga e prokurorit të Departamentit të Krimeve të Renda.

Fillimisht, tre prej anëtarëve nuk kanë marrë fare pjesë në votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-kryesuesi i KPK-së, tani anëtar Jetish Maloku është shprehur se arsyeja se pse nuk ka marrë pjesë në votim ishte se nuk e kishte të qartë, pasi kryesuesi Ardian Hajdaraj kishte futur si pikë aktin e dorëheqjes nga anëtari joprokuror, Visar Krasniqi.

Kryesuesi Hajdaraj, ka thënë se ajo është pikë e ndarë e rendit të ditës, dhe se fillimisht do vendosin për pagën e gjithë anëtareve joprokurorë dhe kjo nuk është arsye për mos marrë pjesë në votim.

Këshilli ka shkuar për rreth 5 minuta në diskutim të mbyllur, dhe më pas është kthyer me votim ku edhe është plotësuar kuorumi për ta kaluar ketë vendim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kandidat për postin e emisarit…