Anëtari i AAK-së në KQZ kërkon rinumërimin e plotë të votave

10 mars 2021 | 14:40

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Ibrahim Selmanaj, ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të plotë, pasi siç ka thënë ai vetëm në këtë mënyrë pastrohet procesi zgjedhor.

“Hetuesia ruhet të merret me secili komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje, dhe kërkojë nga KQZ-ja që të bëhet një rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, ka thënë Selmanaj.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se për rinumërim të plotë vendosë KQZ-ja, nëse pajtohen të gjithë anëtarët.

“Objekti i hetimit nuk janë kutitë tjera, por janë vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i hetimit por jo edhe ato që janë duke u rinumëruar edhe ato 134 të djeshit nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionerë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është çështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”, ka thënë Daka.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavel Nedved mban rolin e zëvendës-presidentit te skuadra e Juventusit.…