Anëtari i AAK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

01 prill 2025 | 15:21

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar të jenë e palëkundur në qëndrimin e saj kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka thënë se aleanca punon çdo ditë në arritjen e një koalicioni të partive opozitare dhe formimin e një qeverie nga opozita.

Duke komentuar qëndrimet e dy partive më të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së për postin e kryeministrin, Demhasaj ka thënë se ky post i takon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së dhe se partitë e tjera opozitare nuk duhet të ngulin këmbë në këtë çështje.

“AAK-ja është e bindur në qëndrimin e saj që në asnjë rrethanë nuk hyn në koalicion dhe bashkëpunim me LV-në, por aleanca punon çdo ditë me u arritur një koalicion i partive opozitare dhe me formuar qeverinë opozita. Edhe në bazë të Kushtetutës nëse partia e parë dështon me krijuar qeverinë posti i kryeministrit takon partisë së dytë dhe mendoj se nuk duhet asnjë parti opozitare me ngulë këmbë pozitën e kryeministrit për me bërë një koalicion opozitar. Nëse e shohim situatën e Kosovës nuk duhet të vendosen kushte për me marr pozitën e kryeministrit, por duhet me punuar pa kusht me arritur një koalicion, me krijuar një shumicë parlamentare dhe me formuar qeverinë dhe me vazhduar Kosova rrugëtimin e saj euroatlantik”, ka thënë Demhasaj për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigurimi personal i kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, Angel Saramakov,…