Anëtari i bordit të KOSTT-it: Ekzistojnë incizime, ndaj nesh përpiqej të imponohej politikat frikësuese të Mihalit
Anëtari i Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi, pas publikimit të bisedave të koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka bërë një reagim.
Ai në një reagim të tijin në “Facebook”, ka pretenduar se si Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti më 5 gusht të 2021-s kishte ftuar anëtarët e bordit të KOSTT-it në një takim me dyer të mbyllura nën pretendimin se diskutimi ka të bëjë me sekrete shtetërore.
Sipas tij, krejt çka është bërë nga ai takim është të diktoheshin politikat e Mhialit ndaj bordit.
“Pikërisht për shkak të këtyre korrespodencave, Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me datën 5 gusht 2021 e fton bordin e KOSTT-it në takim me dyer të mbyllura, me aludimin se diskutimi ka të bëj me sekret shtetëror e që në fakt asgjë nuk kishte sekrete, por donin ta frikësonin bordin dhe te diktonin politikat nënshtruese-frikësuese të Mihailit (ekziston inçizimi-zërimi i këtij takimi)”.
“Prapaskena e atij takimi ishin thashethemet e Genc Kunushecit, Ngadhnjim Jakupit dhe Dejona Mihailit. Ngadhnjim Jakupi (sekretari) ishte shkarkuar nga bordi i KOSTT-it, pikërisht për falsifikim dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtarët e bordit i bënin në mbledhje (ekzistojnë incizimet dhe procesverbalet)”, ka shkruar Zariqi në “Facebook”.