Anëtari i KQZ-së në Shqipëri shkon në mbledhje me bluzën me mbishkrimin ‘Liria ka emër’
07 prill 2023
| 15:34
Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri, Arens Çela në mbledhje e sotme është paraqitur i veshur me bluzën që mban mbishkrimin “Liria ka emër”, fushatë kjo në mbështetje të UÇK-së dhe drejtuesve të saj të cilët po gjykohen në Hagë.
Fotografia e tij është publikuar në faqen e KQZ-së.
Mbështetja për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po rritet çdo ditë e më shumë, kudo që ka shqiptarë.
Vetëm javën që shkoi nisma “Liria ka emër” mblodhi në Prishtinë rreth 100 mijë qytetarë të cilët i dhanë mbështetje luftës së UÇK-së. dhe kërkuan për drejtësi për krerët e saj.