Anëtari i kryesisë së FC “Kosova Düsseldorf”, viziton klubin futbollit “Sharri”

30 gusht 2024 | 16:11

Anëtari i kryesisë së klubit më të suksesshëm shqiptar në diasporës FC “Kosova Düsseldorf”, Muhamet Mila, ka vizituar klubin e qytetit të tij të lindjes “Sharri” në Han të Elezit. Vila në emër të presidenti të klubit FC Kosova Düsseldorf ,Bujar Nezirit i ka njoftuar presidentin dhe kryesisë e klubit për sukseset e arritur të FC Kosova Dyseldorf e cila garon në Landesliga të Gjermanisë si dhe i ka inkurajuar edhe futbollistët e “Sharrit” që të arrijnë rezultate që të ngritën në rangun më të lartë të futbollit në Kosovë. Muhamet Vila është babai i lojtarit Enis Vila i cili mbron ngjyrat e klubit shqiptar të Düsseldorf.

Edhe kryetari dhe kryesia e klubit të Sharrit e kanë njoftuar zyrtarin e FC Kosova Düsseldorf, për situatën brenda klubit, fondin e lojtarëve si dhe aspiratat e klubit. Kujtojmë që klubi futbollistik “Sharri”, garon në Ligën e Dytë të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shortit të Ligës së Evropës, ishte edhe radha e…