Anëtari i Kryesisë së LDK-së i reagon Përparim Ramës: Çfarë nonsensi!

30 gusht 2023 | 12:29

Anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Murtezaj, i është dukur e pakuptimtë deklarata e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se nuk është anëtarë i LDK-së, por partner i ngushtë i partisë.

Murtezaj në “Facebook” ka publikuar deklaratën e Ramës, duke thënë se ai i ka prirë listës së LDK-së në Prishtinë.

“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë. Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën. Çfarë nonsensi!”, ka shkruar Murtezaj.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është anëtarë i LDK-së por partner i ngushtë i kësaj partie.

“… normal që kam garuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jam falënderues edhe normal që jam partner i ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk jam anëtar i partisë”, ka thënë Rama për “Kanal10”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e NBA-s, Michael Jordan, ka folur për organizatorin më…