Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundit

09 tetor 2024 | 11:43

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se Kosova është izoluar ndërkombëtarisht.

“Pa asnjë njohje në katër vitet e fundit. Më larg integrimeve euro-atlantike se kurrë. Dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës e dëshmon këtë. Kosovë e sanksionuar ndërkombëtarisht. Qindra milionë euro të humbura deri tani. Humbjet vazhdojnë. I vuan populli i Kosovës, jo Qeveria e saj e papërgjegjshme”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Kosova ka Qeverinë më të korruptuar në historinë e vet. “Departamenti Amerikan i Shtetit e ka kualifikuar si ‘korrupsion të rëndë qeveritar’ (serious government corruption). Aferat korruptive të përditshme kanë dalë para syve të opinionit publik tashmë, mbasi ishin mbajtur fshehtë për kohë të gjatë. Kryetar i kësaj Qeverie të korrupsionit dhe propagandës është Albin Kurti, që e kërkon votën sërish. Për çka? Për ta mbajtur Kosovën të izoluar, nën sanksione, nën korrupsion masiv?”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në…