Anëtari i kryesisë së Nismës: Lehtësimi i masave, lojë politike e kryeministrit të shkarkuar
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia pas deklarimit për lehtësimin e masave të lëvizjes nga data 28 maj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ky lehtësim i masave po i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këtë javë Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me opinion për mandatarin e qeverisë së re.
“Pse nuk u bë që këto masa të lehtësohen para festës së Bajramit por tash? Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi po luan me ndjenjat e popullit. I mbanë qytetarët të izoluar duke u thirrur në pandeminë Covid-19 kur atij i konvenon dhe i lehtëson masat kur atij i duhet për t’u viktimizuar”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i tij:
Lehtësimi i masave të lëvizjes nga dita e enjte, tregon qartë se Lëvizjes Vetëvendosje tanimë po i konvenon lehtësimi i masave, sepse këtë javë Gjykata Kushtetuese jep mendimin për mandatarin e ri për qeverinë e re. Pse nuk u bë që këto masa të lehtësohen para festës së Bajramit por tash? Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi po luan me ndjenjat e popullit. I mbanë qytetarët të izoluar duke u thirrur në pandeminë Covid-19 kur atij i konvenon dhe i lehtëson masat kur atij i duhet për t’u viktimizuar. Lehtësimi i masave është lojë politike e kryeministrit të shkarkuar dhe partisë që drejton. Prej fillimi kam qenë që mos të kemi masa ekstreme të lëvizjes ndaj Covid-19.
(M.Q / Epoka e re)