Anëtari i LDK-së dëshmitari i 70-të ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
03 qershor 2024
| 12:04
Një anëtar i LDK-së është dëshmitari i 70-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Lajmi është bërë me dije në seancën e sotme në Gjykatën Speciale.
Prokurori James Pache ka lexuar përmbledhjen e dëshmitarit dhe historinë e tij.
“Dëshmitari ‘03170’ ishte një anëtar i LDK-së që është arrestuar së bashku me një person tjetër. Gjatë transferimit në një prej vendeve ku këta persona janë ndaluar, dëshmitari ‘03170’, duart e tij dhe duart e një personi tjetër u lidhën dhe ata janë kërcënuar dhe janë rrahur”, ka thënë Pace.
Deklaratat që ka dhënë dëshmitari më herët për ZPS-në janë pranuar si prova materiale.