Anëtari i LDK-së publikon dokumentet: Vëllai i Fitore Pacollit mori 100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë

15 nëntor 2024 | 13:27

Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, ka publikuar një video,  përmes së cilës tregon për shkeljet në Ministrinë e Bujqësisë, që udhëhiqet nga ana e Faton Pecit.

Në video, Pacolli thotë se vëllai i Fitore Pacollit, deputete e VV-së, Blerimi, ka përfituar grant prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Pecit.

Anëtari i LDK-së ka publikuar edhe dokumente të dhënies së grantit nga ministria e Bujqësisë.

Pacolli ka rikujtuar edhe fjalimin e Kurtit ku thoshte se familjarët janë vetëm për dasma dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të merret me rastin.

“Familjarët janë veç për dasma, thoshte Lëvizja Vetëvendosje para se me ardhë në pushtet. Ama, deputetja Fitore Pacolli e ka shpërbly vëllaun me grant gati 100 mijë euro, prej ministrisë së bujqësisë”, ka shkruar ai.

Tutje, në video, Pacolli tregon se biznesi që përfitoi ishte regjistruar vetëm katër ditë më parë në ARBK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar 25-vjetorin…