Anëtari i Nismës: Nuk e votojmë qeverinë Kurti pa qenë pjesë e saj

01 prill 2025 | 08:03

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka mohuar deputetët e tyre do ta votojnë qeverinë e udhëhequr nga VV edhe pa qenë pjesë e koalicionit me të.

Ai ka thënë se zërat e tillë që kanë qarkulluar janë të vërtetë. Ai ka thënë se do të ishte e palogjikshme të votohej një qeveri të cilës nuk i beson dhe nuk je pjesë e saj.

“Nuk mund të jenë zëra të vërtetë. Logjike dhe normale është që në rast që nuk i beson një qeverie nuk merr përgjegjësit brenda saj, normalisht që nuk mundesh të njëjtën me votu dhe me iu ofru qytetarëve një qeveri që nuk i ke besuar dhe nuk ke marrë përgjegjësi për të qenë pjesë e saj. Nuk ka asnjë logjikë që kjo të ndodhë”, ka thënë Matoshi.

Ndonëse ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë e diskutimit me LVV-në ka thënë se ftesë ende nuk kanë marrë, duke thënë se LVV deri sot ka treguar se nuk ka interes për ta formuar qeverinë.
Matoshi ka dhënë kritika edhe për partitë opozitare që sipas tij deri tash bisedimet për formimin e një qeverie nga opozita të cilën ai thotë se e preferojnë një qeveri nga subjektet opozitare.

“Ne kemi preferuar një qeveri me shumicë me partitë që deri tash kanë qenë në opozitë, por nuk jemi të kënaqur me shpejtësinë e bisedime dhe nivelin e qëndrimeve që të përafrohemi sa më shpejtë më qëndrime që të kemi 61 vota”, ka thënë Matoshi. /Teve1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jelena Miliq është ambasadore e Serbisë në Kroaci. Më saktësisht,…