Anëtari i PDK-së në KQZ kërkon që nga sot të fillojë publikimi i votave që kanë marrë kandidatët për deputetë  

13 shkurt 2025 | 16:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka kërkuar që publikimi i votave që kanë marrë kandidatët për deputet të fillojë që nga sot.

“Prandaj unë konsideroj mese të nevojshëm një alarmim të KQZ-së, pra, lidhur me procesin e transparencës në raport me daljen e votuesve, me numrin e përgjithshëm, votat e kandidatëve.

Mendoj që plasimi sot, publikimi sot, i rezultateve preliminare të kandidatëve gjë që ne kemi tentuar prej ditës së parë ta bëjmë, përmes një platforme. Prandaj unë insistoj që kjo të bëhet nga sot, KQZ të fillojë publikimin e rezultateve të kandidatëve. Sa më shumë që vonohet, aq më e madhe është pakënaqësia, presioni, të gjithë të alarmuar, sepse krijohet pabesim në institucionin”, ka thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka nënshkruar një kontratë të…