Anëtari i Shoqatës Down Syndrome fillon punën në “Trafikun Urban”
11 dhjetor 2019
| 14:23
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se hapja dhe ofrimi i mundësive, si dhe gjithëpërfshirja e kategorive të ndryshme në shoqëri, kontribuon në emancipimin e shoqërisë në përgjithësi.
Në kudër të gjithëpërfshirjes, kjo komunë ka njoftuar se një anëtar i Shoqatës Down Syndrome është punësuar në ndërmarrjen “Trafiku Urban” në kryeqytet.
“Aldi, 23-vjeçar, është anëtar i Shoqatës Down Syndrome. Ai ka filluar punën në ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’ ku e mban evidencën në hyrje-dalje të ndërmarrjes gjatë orarit të rregullt prej 08:00 -16:00. Përgëzojmë ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’ për mundësinë e ofruar dhe Aldit i urojmë suksese e punë të mbarë!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/