Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj: Kilogrami i specit improtohet në Kosovë për 1.50 euro, shitet me çmim rreth 5 euro
24 mars 2025| 12:47
Specat po dalin të jenë “luks” më vete, ndërsa diskrepanca e çmimeve mes asaj se në çfarë vlere importohet dhe në sa shitet në treg del të jetë e madhe.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj, Janina Ymeri, në “Facebook”, ka nxjerr një krahasim të dhënash: Importohet deri në 1.5 euro, kilogrami i specave në treg shitet deri në 5 euro.