Anëtarja e Kryesisë së PDK-së: Kosova ka nevojë për një qeveri që prioritet ka sigurinë kombëtare
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi – Ramaj, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj, sot më shumë se kurrë më parë kanë nevojë ta kenë një qeveri e cila prioritet ka sigurinë kombëtare.
“Sidomos në kontekstin aktual rajonal e global. Në një kohë kur kërcënimet hibride ndaj sigurisë së vendit dhe qytetarëve tanë janë serioze”, ka shkruar Besa Kabashi – Ramaj në llogarinë e saj në “Facebook”.
“Fatkeqësisht, në momentin kur një qeveri vije në pushtet, dhe nuk ka prapa vetes vite të përgatitjes, dhe si rezultat plan konkret se si do ta adresojë sigurinë kombëtare, është e pritshme që të gjendet ‘para aktit të kryer’ sa herë që ndodhë diçka që kërcënon sigurinë kombëtare (pandemia duke qenë rast konkret, në mësim e shumë kërcënimeve e rreziqeve të mundshme)”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj: