‘Angazhimi ynë për anëtarësim në NATO prodhon siguri për qytetarët’
Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të dielën një takim me strukturat e AAK-së në Shtime.
Haradinaj ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar rreth zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Zhvillimi ekonomik kërkon një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt. Angazhimi ynë për antarësim në NATO e organizata të tjera, prodhon siguri për qytetarët por edhe për investitorët dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Në takim me strukturat e Aleancës në Shtime, vërejta një entuziazëm të madh për Programin tonë për zhvillimin e vendit. Besimi në Aleancën mbështetet në shembujt e mirë nga qeverisja jonë e mëhershme, në guximin për të marrë vendime dhe në forcën e njerëzve tonë për të prirë në procese”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.