Angela Martini i thotë vjehrrit: U martova me djalin tënd për paratë e tua
18 maj 2020
| 08:30
Modeluesja shkodrane Angela Martini është bërë pjesë e aplikacionit “TikTok” dhe ka publikuar videon e parë. Ajo është vendosur në rolin e Lorelei Lee në filmin “Gentleman Prefer Blondes”, ku aktorja është në rolin e Marilyn Monroes.
Në këtë video modeluesja komunikon me babanë e djalit me të cilin do të martohet, duke ia shprehur hapur se po martohet për paratë e tij.
Babai i djalit: Mund ta bindësh atë idiot që e do, por nuk më bind dot mua.
Angela: Shumë keq sepse unë e dua atë.
Babai i djalit: Sigurisht për paratë e tij.
Angela: Jo, sinqerisht.
Babai i djalit: Për çfarë doni të martoheni atëherë me të?
Angela: Dua të martohem me atë për paratë e tua, – thotë Angela nën zërin e Marilyn./ge