
Angela Martini poston fotot sensuale nga shtrati, fansat shpërthejnë në komente
24 mars 2022
| 10:40
Bukuroshja shkodrane, Angela Martini, ka disa vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka krijuar familjen e saj atje dhe tashmë po shijon edhe mëmësinë.
Para disa muajsh, përmes një nënë zëvendësuese ajo u bë prind për herë të parë të një djali të cilin e pagëzoi me emrin Kyree.
Modelja e njohur është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale teksa ndan shpesh foto dhe video me ndjekësit nga përditshmëria.
Gjatë ditës së djeshme, Martini ka publikuar disa fotografi ku shfaqet më në formë se kurrë e veshur me një fustan në ngjyrë portokalli ulur mbi një shtat.
“Duke u ndjerë pak më keq sonte”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë fotografisë, ndërsa fansat menjëherë kanë shpërthyer në komplimente.