Angela Martini surprizon fansat, publikon librin e saj të parë në Shqipëri

01 nëntor 2019 | 17:17

Angela Martini është një nga modelet shqiptare më të komentuara në mediat rozë, si për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo prej vitesh jeton në Amerikë ku ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në fushën e modelingut. Së fundmi, modelja e njohur shqiptare ka zbuluar në rrjetin “Instagram” edhe një tjetër pasion të saj, të shkruajë. Ajo ka ndarë me ndjekësit datën e publikimit të librit të saj të parë.

“Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emocionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, më 11 nëntor”, ka shkruar Angela përkrah fotos në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Zhvillim dhe Turizëm i Malit të Zi, Pavlle…