Angela Martini zbulon hiret nga pushimet luksoze
03 shkurt 2019
| 15:16
Zeshkania Anxhela Martini është një nga vajzat shqiptare më të ndjekura në Instagram dhe padyshim më seksi.
Ajo shpeshherë ekspozon në Instagram format e saj bombastike dhe luksin e shfrenuar, por së fundmi ka provokuar fansat me një video shumë “hot” nga plazhet ekzotike ku po kalon pushimet.
Bikinit e bardha që mban veshur ekspozojnë më së miri hiret mahnitëse të Anxhelas. Modelja shqiptare ka nxjerrë në pah gjoksin dhe këmbët e saj seksi edhe në disa foto të pushimeve.
Angela është e martuar prej më shumë se një viti me milionerin rumun, Dragos Savulscu, dhe së bashku jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.