Angela Merkel rezulton negative dhe në testin e tretë për Covid-19
31 mars 2020
| 00:12
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e tretë për Covid-19.
Megjithatë ajo do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë, sipas zëdhënësit Seibert. “Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.