Angela Merkel uron Ramush Haradinajn për vitin e ri
04 janar 2018
| 18:46
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dërguar mesazh urimi për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e vitit të ri.
“Sapo mora një urim edhe nga kancelarja Angela Merkel, të cilën e falënderoj përzemërsisht. Në urim thuhet: ‘Uroj nga zemra, që ky vit i ri, të jetë i lumtur dhe i qetë për Ju. Le të na sjellë përparim të mëtejmë në promovimin dhe konsolidimin e paqes në botë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.