Angela Merkelin përsëri e kapin të dridhura (Video)
27 qershor 2019
| 11:10
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është parë sot përsëri teksa e kanë kapur të dridhura gjatë një ceremonie në Berlin.
E njëjta gjë asaj i ka ndodhur edhe tetë ditë më parë derisa e priste presidentin e ri të Ukrainës.
Pamjet e sotme shfaqin 64 vjeçaren duke shtrënguar duart rreth belit derisa dridhej, shkruan “BBC”-së.
Asaj i është ofruar një gotë me ujë, por ka refuzuar që ta pijë.
Herën e kaluar ajo ka thënë se ka pasur telashe me dehidrimin.
Zëdhënësi i saj ka thënë se ajo do të niset për në Japoni sipas planit.
“Gjithçka do të bëhet sipas planifikimeve. Kancelarja është mirë”, ka thënë Steffen Seibert.