Angelina e donte Bradin më shumë se çdokush tjetër, por tani është shëruar
05 shkurt 2019
| 10:28
Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin së bashku për 11 vjet dhe ndarja nga një lidhje kaq e gjatë mund të jetë e vështirë.
Edhe kur i shtohet fakti se ata kanë shumë fëmijë bashkë, njofton Klan Kosova.
Por edhe pas dy vjetësh ndarje, një burim i revistës “HollywoodLife”, ka thënë se Angelina është sërish e lumtur.
“Shkurorëzimi ishte me të vërtetë i vështirë për Angelinën, pasi e donte Bradin sikur nuk e kishte dashur askënd tjetër më parë. Prandaj është mirë ta shohësh se ajo po shihet e relaksuar dhe më e qetë këto ditë”, tha burimi.