Angelina, e tëra në të zezë
15 shkurt 2018
| 11:00
Angelina Jolie kishte nisur procedurat për divorc nga Brad Pitti 17 muaj më parë, megjithatë divorci ende nuk është finalizuar.
Negociatat për paratë dhe kujdestarinë e fëmijëve duken të jenë rraskapitëse për fituesen e çmimit Oskar, veçanërisht tani që të dy kanë kërkuar për zgjatje të procesit.
Këto zhvillime si duket e kanë munduar aktoren pasi që në paraqitjen e saj të fundit, ajo nuk dukej në elementin e saj më të mirë. Madje ajo ishte veshur e tëra në ngjyrë të zezë, teksa po zbriste shkallët e një ndërtese në Los Angeles.