Angelina Jolie dëshiron të shpërngulet në shtëpinë ku jetoi me Brad Pitt
17 gusht 2020
| 11:30
Anglina Jolie është duke shqyrtuar mundësinë të shpërngulet në Londër, së bashku me gjashtë fëmijët, të cilët i ndan me Brad Pitt.
Mediet e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për shtëpinë në të cilën jetonte me Brad Pitt.
Aktorja më parë ishte shprehur se hapur se pretendon që familja e saj të jetë e bashkuar, ani pse ka katër vite që është ndarë nga aktori i njohur.
“Ajo beson se Richmon është vendi perfekt për fëmijët e saj, për kulturë dhe edukim”, ka thënë një burim për “Mirror”.