Angelina Jolie dhe Brad Pitt takohen fshehurazi
Duket sikur Angelina Jolie dhe Brad Pitt po kthejnë një faqe të në jetën e tyre.
Megjithëse kanë qenë të angazhuar në një betejë të vështirë të kujdestarisë ndaj gjashtë fëmijëve të tyre që kur Jolie paraqiti për divorc më 20 shtator 2016, një burim ka raportuar aktorja kohët e fundit ka takuar Pittin për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre të bashkë-prindërimit.
“Brad dhe Angelina zhvilluan një takim sekret në shtëpinë e saj. Takimi i tyre ishte i suksesshëm. Brad ka qenë i përkushtuar për të bërë paqe gjatë gjithë procesit dhe tani duket sikur ata janë në një pikë ku mund të krijojnë një situatë më të qetë për fëmijët”, ka thënë ky burim.
Drama Brad-Angelina ka vazhduar për dy vite.
Së fundmi një gjykatë ka urdhëruar aktoren që të ndihmonte në riparimin e marrëdhënieve të fëmijëve të saj me Brad Pittin.