Angelina Jolie dhe Brad Pitti ndërmarrin veprime për të shmangur përballjen në Venecie për promovimin e filmave

02 gusht 2024 | 14:58

Angelina Jolie do të jetë në Venecia për të promovuar filmin Maria, në të cilin ajo luan legjendën e operës Maria Callas.

Në mënyrë të sikletshme, ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt do të jetë gjithashtu atje – për filmin e tij të ri Wolfs, me George Clooney.

Burimet e Daily Mail, bëjnë me dije se oraret janë rregulluar në mënyrë që çifti ndërluftues, i cili vazhdon të përfshihet në procese gjyqësore edhe tetë vjet pas ndarjes të mos jetë në të njëjtën kohë në festivalin e filmit.

Dyshja e ndarë kanë arritur të mos jenë kurrë në të njëjtin event në Hollywood që nga ndarja, Jolie që ka anashkaluar kryesisht ngjarjet në tapetin e kuq në LA, edhe pse ajo jeton atje me gjashtë fëmijët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U-18 meshkuj ka pësuar humbje nga Holanda…