Angelina Jolie e lumtur teksa bën pazar me fëmijët (Foto)
14 maj 2019
| 11:05
Angelina Jolie është parë e buzëqeshur teksa ka bërë pazar në një dyqan të “Louis Vuitton”-it në Beverly Hills të Kalifornisë.
Aktorja 43-vjeçare, fituese e Oskarit, kishte veshur një triko të zezë dhe pantallona me ngjyrë të njëjtë, kurse ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj.
Angelina së shpejti do ta fillojë punën për filmin e ardhshëm “The Eternals” bashkë me Richard Maddenin dhe Kumail Nanjianin.