Angelina Jolie e pranon se e humbi pak veten pas ndarjes nga Brad Pitti
07 tetor 2019
| 11:14
Angelina Jolie ‘humbi veten pak pas divorcit’. Ylli i Maleficent u nda nga Brad Pitti në vitin 2016 dhe ajo pranon se nuk e njohu veten me të gjitha ato që ndodhën.
“Nuk e di se çfarë mban fati im, por ajo për të cilën jam e bindur është se jam në një periudhë tranzicioni, si kthim në rrënjët e mia, një kthim në veten time. Sepse unë e kisha humbur veten pak”, ka thënë ajo për revistën franceze “Madame”.