Angelina Jolie emocionet pasi përcjell djalin për në kolegj (Video)
22 gusht 2019
| 17:38
Djali i madh i Angelina Jolie ka filluar kolegjin në Korenë Jugore.
Djali i adaptuar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddoxi, e ka filluar kolegjin në Seul të Koresë Jugore dhe aktorja ishte ajo që e dërgoi aty.
18-vjeçari dhe nëna e tij e famshme i përshëndetën dhe qëndruan për pak me disa prej studentëve të tjerë, të cilët i xhiruan dhe në Instagram i ndanë disa video.
Aty Angelina shihet se si i mban lotët teksa po priste të përshëndetej me të birin.
“Po tentoj të mos qaj”, ka deklaruar ajo.
Maddoxi do të jetojë në konviktet e kolegjit “Yonsei” dhe planifikon të studiojë inxhinierinë e bioteknikës.
https://www.instagram.com/p/B1bcHsVlaZc/?utm_source=ig_web_button_share_sheet