Angelina Jolie jep dorëheqje nga pozita e ambasadores në…

18 dhjetor 2022 | 11:44

Aktorja e njohur Angelina Jolie, ka thënë se do të japë dorëheqje nga roli i saj si ambasadore për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).
“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, sidomos në ruajtjen e jetës përmes ofrimit të ndihmës urgjente”, ka thënë Jolie, 47-vjeçare.

“Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëzit, të cilat janë shumë të lidhura me zonat e konflikteve, dhe u japin atyre më së shumti zë”.

Angelina Jolie viziton Pakistanin e goditur nga përmbytjet

UNHCR ka thënë se Jolie ka qenë një prej personave më me ndikim që ka luftuar për të drejtat e refugjatëve.

Agjencia ka thënë se aktorja amerikane ka punuar në mbi 60 misione.

Muajve të fundit, ajo është takuar me njerëzit e zhvendosur si pasojë e luftës në Ukrainë, Jemen dhe Burkina Faso./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Emiliano Martinez ka kritikuar Kylian Mbappe përpara finales së…