Angelina Jolie: Mbi të gjitha të kujdesemi për fëmijët

22 prill 2020 | 09:14

Nga Angelina Jolie

Ndër shumë gjëra që pandemia është duke na bërë të rimendojmë jetët tona, asnjë nuk është më e rëndësishme ose nevoja urgjente për mbrojtjen e fëmijëve. Ata mund të mos jenë aq të ndjeshëm ndaj virusit si grupet e tjera moshore, por ato janë veçanërisht të prekshëm ndaj kaq shumë ndikimeve dytësore që shkakton kjo pandemi në shoqëri.

Pasoja ekonomike të COVID-19 kanë qenë të shpejta dhe brutale. Bllokimet dhe urdhrat e qëndrimit në shtëpi kanë rezultuar në humbje pune dhe pasiguri ekonomike, presion në rritje dhe pasiguri për shumë familje. Ne e dimë se stresi në shtëpi rrit rrezikun e dhunës në familje, që nga ekonomitë e zhvilluara e deri në kampe refugjatësh.

Në Amerikë, 1 në 15 fëmijë është i ekspozuar ndaj dhunës së prindërve çdo vit — 90% e tyre si dëshmitarë okularë. Mesatarisht, çdo ditë, 137 gra në të gjithë botën vriten nga partneri ose anëtarë të familjes. Asnjëherë nuk do të dimë se sa nga këto raste ka një fëmijë në dhomën ngjitur në mos aty në dhomë.

Izolimi i një viktime nga familja dhe miqtë është një taktikë e njohur e kontrollit nga abuzuesit. Kjo do të thotë se distanca e nevojshme sociale mund të shkaktojë pa dashje një rritje të drejtpërdrejtë të traumës dhe vuajtjeve për fëmijët e rrezikuar. Tashmë ka raporte për një rritje të dhunës në familje në të gjithë botën, përfshirë edhe vrasjet.

Kjo e dhënë vjen në një kohë kur fëmijët privohen nga rrjetet mbështetëse që i ndihmojnë ata të përballen: si shokët dhe mësuesit e besuar në aktivitetet pas shkollës, vizitat në shtëpinë e të afërmve që sigurojnë një shpëtim. Me mbi një miliardë njerëz që jetojnë nën masat e mbylljes në mbarë botën, ka pasur shumë angazhim për të parandaluar që fëmijët të mos humbasin shkollën, dhe për tu kujdesur për to në kushtet e izolimit.

Për shumë nxënës e studentë, shkollat janë një mundësi shpëtimi, një mburojë që ofron mbrojtje – të paktën edhe përkohshësisht – nga dhuna, shfrytëzimi dhe kushte të tjera të vështira, përfshirë shfrytëzimin seksual, martesën e detyruar dhe punën e fëmijëve. Por fëmijët i kanë humbur këto rrjete të mbështetjes. Bllokimi nënkupton gjithashtu më pak dëshmi për situatën e tyre. Në rastet e abuzimit të fëmijëve, shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve më shpesh vihen në dijeni nga palë të treta, siç janë mësuesit, edukatorët, koordinatorët e programeve pas shkollës apo trajnerët. E gjitha kjo shtron pyetjen: Çfarë po bëjmë ne tani për të mbrojtur fëmijët e rrezikuar nga pasojat që do t’i prekin ata përgjatë viteve në vijim?

Ne ishim të papërgatitur për këtë moment, sepse si shoqëri, ne ende nuk e kemi marrë seriozisht aq sa duhet mbrojtjen e fëmijëve. Ndikimet e thella dhe të qëndrueshme shëndetësore të traumave tek fëmijët kuptohen pak. Gratë që gjejnë forcën për të treguar për abuzimet ndaj tyre, shpesh janë tronditur sepse shumë njerëz, të cilëve ato u tregojnë, nuk u besojnë atyre, apo i justifikojnë sjelljet abuzive madje dhe i fajësojnë ato vetë. Ata shpesh nuk gjejnë mbështetje për fëmijët e tyre të rrezikuar, madje takojnë edhe gjyqtarë apo profesionistë të tjerë juridikë që nuk janë të trajnuar për traumat dhe që nuk i marrin seriozisht efektet e tyre tek fëmijët.

Megjithatë, ka shenja shprese. Në Kaliforni, mjekja e përgjithshme, doktore Nadine Burke Harris, ka argumentuar se dhuna në familje dhe përvojat e tjera të këqija në fëmijëri (ACE) janë komponentë kryesorë të problemeve shëndetësore dhe të dhunës në SHBA. Ajo po udhëheq një nxitje për ekzaminimin e fëmijëve për ACE nga ofruesit e kujdesit shëndetësor për të mundësuar ndërhyrje të hershme.

Edhe pse jemi të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri, ne mund të bëjmë diçka, duke telefonuar familjet ose miqtë, veçanërisht kur kemi shqetësime për dikë. Ne mund tu flasim për shenjat e stresit dhe dhunës në familje, tu themi se çfarë duhet të bëjnë dhe si ta marrim seriozisht atë.

Partneriteti Global për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve ofron një sërë burimesh për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve gjatë pandemisë, përfshirë një udhëzues se si duhet biseduar me fëmijët për çështje të vështira. Rrjeti i Ndihmës për Fëmijë mund të këshillojë prindërit ose këdo që shqetësohet, për të marrë këshilla dhe informacion. Sot është e nevojshme që të përpiqemi të gjithë për t’u dhënë fëmijëve mbrojtjen dhe kujdesin që ata meritojnë. /TIME/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, deklaratën e kryetarit…