Angelina Jolie shet dhuratën më të shtrenjtë të Brad Pittit
Angelina Jolie ka shitur një nga dhuratat më të shtrenjta që Brad Pitt i ka bërë vite më parë gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie.
Aktorja ka nxjerrë në ankand një pikturë të Winston Churchill, “Kulla e xhamisë Koutoubia” dhe e ka shitur për një shifër rekord, plot 11.5 milionë dollarë.
Pitt ja dhuroi Jolie pikturën në vitin 2011-të dhe asokohe ai e bleu për 2.95 milionë dollarë. Sipas mediave të huaja, piktura u ble nga një belg misterioz në ankandin e “Modern British Art Evening Sale” në Londër. I njëjti person bleu edhe 2 piktura të tjera nga Churchill.
Piktura u shit përmes koleksionit familjar Jolie, ndërkohë që përfaqësuesit e aktores nuk kanë treguar ende arsyen që e shtynë atë të shiste një pikturë me kaq vlerë. Megjithatë vlen të theksohet se Pitt ka qenë një partner shumë romantik dhe e ka ditur çfarë dhuratash t’i bëjë Jolie.
Disa burime kanë treguar më herët se roli i Pitt në filmin e Quentin Tarantino për Luftën e Dytë Botërore, zgjoi tek ai interesin për punën e Churchill. Madje thuhet se ai dhe Jolie kanë vizituar më herët Dhomat e luftës së Churchill në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një turi privat.
Piktura “Kulla e xhamisë Koutoubia” ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. Si fillim ajo iu dhurua Franklin D. Roosevelt, i cili ja dha më pas të birit të tij. Ky i fundit e shiti te një koleksionues në vitin 1950, më pas tek një producent filmash, derisa përfundoi në duart e Jolie dhe Pitt.