Angelina Jolie shoqërohet nga fëmijët e saj në kampin e refugjatëve
31 janar 2018
| 10:40
Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka zhvilluar një vizitë në kampin e Zaatarit në Jordan.
Ajo ka marrë me vete edhe dy fëmijët, Shiloh, 11 vjeç dhe Zahara, 13 vjeçe.
Jolie ka bërë me dije se ishin fëmijët e saj që i kërkuan ta shoqëronin dhe t’i takonin familjet siriane të cilat janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës shtatë vjet më parë.