
Angelina Jolie vazhdon ta dashurojë Brad Pitt
19 gusht 2018
| 15:35
Yjet e Hollywood Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ndarë dy vite më parë dhe ndodhen në një betejë ligjore për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.
Por duket se dashuria e tyre nuk është shteruar.
Sipas burimeve, Angelia Jolie ende e dashuron Brad Pittin, pavarësisht kërkesës së saj të vazhdueshme ndaj gjyqtarit për t’i dhënë fund martesës.
Çifti është në mes të një beteje mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre pas ndarjes në vitin 2016.
Një gjyqtar i ka kërkuar aktores se duhet ta lejojë ish-bashkëshortin që të takojë më shumë fëmijët e tyre.
Por një mik i Brad Pittit është shprehur se një pjesë e problemit është se Angelina është ende e dashuruar me të.