
Angelina Jolie vë përsëri brirët
03 qershor 2018
| 12:33
Angelina Jolie do të rikthehet në ekranin e madh me filmin “Maleficent 2”.
Aktorja i ka vënë përsëri brirët për skenat që po i xhiron në Londër. 42-vjeçarja do të jetë protagonistja kryesore në filmin që do të jetë vazhdimi i filmit të vitit 2014, që grumbulloi rreth 750 milionë dollarë në të gjithë botën.